
Ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis ka komentuar në emisionin “Opinion” dhe ndryshimet e Kodit Penal që u bënë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Solis tha këtë mbrëmje se parlamenti që vendi ka sot nuk duhet të ndryshojë sipas tij Kodin Penal, pasi është sikur ti japësh kallashnikov një majmuni.
“Që ky lloj parlamenti të vërë dorë në kodin penal është si mjamunit ti japësh një kallashnikov dhe ti thuash ma mbaj një çikë.
I bie që më pak dënohet ai vrasësi me pagesë, se sa ky që doli nga shtëpia.
Nuk duhej sepse njerzit janë të disiplinuar dhe një kryeministër duhet të ketë dhembushri për popullin e tij, edhe gjobat janë të rënda”,-tha Solis.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





