Transmetuar më 16-04-2020, 21:46

Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk ka një "pranverë" në marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, por sipas tij, është koha që qeveria të mbështetet.

Meta foli këtë mbrëmje në emisionin "Open", i cilia tha se kjo "pranverë", lidhet me zbatimin e kushtetutës.

Ai shton më tej se qeveria është përballë vendimmarrjeve të vështira.

“Nuk kemi të bëjmë me pranverë. Është koinçidencë. Pranvera ime lidhet vetëm me zbatimin e kushtetutës. Për mua është me rëndësi që qeveria të mbështetet në përpjekjet e saj.

Ka përpara vendimmarrje të vështira. Është momenti të mbështesim qeverinë”- tha Meta./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd