Video intime me gazetaren e televizionit çon në mbylljen e faqeve për të rritur në Shqipëri
Transmetuar më 16-04-2020, 21:40

Një video me përmbajtje për të rritur ku shfaqet gazetarja e një televizioni në Tiranë, është shpërndarë në shumë njerëz dhe më tej është bërë virale edhe në faqet me pullë të kuqe ndërkombëtare.

Video ka qarkulluar prej disa javësh dhe në të tregohej gazetarja në momente intime me një burrë i cili filmon aktin e tyre.

Nuk dihet si video u bë virale, por ajo ka cënuar shumë personalitetin dhe jetën private të gazetares, raporton noa.al.

Kjo ka shkaktuar shqetësim aq sa ka nisur një procedim penal me aktivizimin e Prokurorisë së Tiranës, siç shihni shkresën që AKEP i ka dërguar këtij institucioni.

E ndërkohë AKEP është aktivizuar duke marrë masa që faqet me përmbajtje për të rritur të mbyllen dhe mos aksesohen në Shqipëri. Sikundër shikoni listën më poshtë, janë marrë masa të fshihen sidomos nënfaqet ku është ngarkuar video. Personat që kanë ngarkuar videot kanë emërtuar madje dhe me fjalëkyçin gazetarja, filmimin e ngarkuar.

Mësohet se AKEP ka bërë përpjekje për të ruajtur identitetin dhe privatësinë e gazetares që kur nisi ngarkimi i videos, duke e fshirë atë herë pas here. Për habi, video vazhdonte të ngarkohej në këto faqe duke detyruar AKEP të ndalojë tërësisht aksesin e këtyre faqeve në vendin tonë. /noa.al/

Foto arkivi, ka vetëm qëllim ilustrativ

Loading...