Më mirë seksi apo Kupa e Botës? Ja si përgjigjet “Fenomeni”
Transmetuar më 16-04-2020, 20:52

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo, i njohur edhe me nofkën “Fenomeni”, ka deklaruar së fundmi se triumfi në Kupën e Botës në vitin 2002, i ka dhënë më shumë kënaqësi sesa seksi.

Në atë vit Brazili arriti të fitojë Kupën e Botës në finalen që zhvillohej në Japoni përballë Gjermanisë, me rezultatin 2-0.

Fenomeni shkëlqeu atë edicion, duke u shpallur edhe kryegolashënues.

“Është shumë e vështirë që të kalohet pa të dyja, por nuk mendoj që seksi mund të jetë më shumë kënaqësi sesa të fituarit Kupa e Botës”, ka thënë Ronaldo për “The Guardian”.

Ish-ylli i futbollit botëror, ka thënë më tej për “The Sun”:

“Kam bërë seks herë pas here para çdo ndeshjeje. Më ka ndihmuar që të jem i përqendruar. Megjithatë jo çdo trajner e lejonte këtë gjë”./a.k/noa.al/

Loading...