Transmetuar më 16-04-2020, 20:23


Një rënie shpresëdhënëse e viktimave të koronavirusit në Francë, krahasuar me një ditë më parë.
Në raportin e 24 orëve të fundit janë regjistruar 753 viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 17.920
Por kjo shifër shihet shpresëdhënëse krahasuar me një ditë më parë, kur u raportuan 1438, ose dyfishi i viktimave të fundit.
Në total personat e shtruar në spitalet franceze qysh nga nisja e epidemisë janë 31.305.
Mesa pacientëve që po marrin trajtim spitalor, 6.248 ndodhen në terapi intensive. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





