Transmetuar më 16-04-2020, 19:11

Nuk ka të ndalur rënia në tregun e punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej emergjencës së koronavirusit.

Të dhënat e publikuara nga zyra e statistikave të punës, tregojnë se si javën e kaluar kanë humbur punën 5.25 milionë njerëz, duke kërkuar ndihmë ekonomike si të papunë.

Një shifër që e çon në mbi 21 milionë të papunë në një muaj në SHBA, të cilët kërkojnë mbështetje ekonomike.

Kësisoj me këto shifra, papunësia shkon në 15% i cili është niveli më i lartë që nga depresioni i madh.

Deri më tani në SHBA nga Covid-19 kanë humbur jetën 33.490 persona, duke e çuar në 654.343 numrin total të të infektuarve. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd