Koronavirusi, izolohet ministri i Shëndetësisë në Maqedoni
Transmetuar më 16-04-2020, 15:39

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, është izoluar në shtëpi, pas kontaktit që ka patur me një të infektuar me koronavirus.

Filipçe ka bërë me dije se pasi ka mësuar se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili të mërkurën mbajti mbledhje të shtabit të krizës në Kumanovë, ku mori pjesë dhe ai, është pozitiv me Covid-19, nga sot ka nisur izolimin shtëpiak.

“Në mbledhje kam respektuar të gjitha protokollet dhe kam mbajtur pajisje mbrojtëse sikurse edhe gjithë të tjerët. Pres epidemiologët nga Instituti i Shëndetit Publik të cilët do të kryejnë anketat epidemiologjike mua dhe funksionarëve të tjerë të qeverisë të cilët ishin prezent në mbledhjen e djeshme”, shkroi Filipçe në rrjetet sociale.

Deri në marrjen e vlerësimit epidemiologjik dhe udhëzimeve për veprimet e mëtejshme, mbetem në izolim shtëpiak, – shtoi ai.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 45 viktima dhe 974 të infektuar. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...