Transmetuar më 16-04-2020, 15:24

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini sqaron se ajo vetë nuk është e prekur nga COVID 19.

Duke folur në një lidhje me Skype me News 24 por nuk iu përgjigj pyetjes nëse ishin të infektuar prindërit e saj, ashtu siç flitet në rrjetet sociale.

“Kam qenë në komunikim live gjithë kohës me mediat, e përsëris se nuk kam pasur shenja klinike dhe nuk jam testuar për pozitivitet ndaj COVID 19. Familja ime e ngushtë, vajza, djali dhe bashkëshorti gëzojnë shëndet të plotë, ndërkohë që nuk dua të prononcohem për më tej”, tha ajo.

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd