Transmetuar më 16-04-2020, 12:57

Me 24 rastet e reja të konfirmuara gjatë orëve të fundit, totali i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 518.

Një paciente 64-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” duke e çuar në 26 totalin e qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Gjatë 24 orëve të fundit, 26 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 277.

Nga rastet e reja 12 i përkasin Shkodrës, dhe kemi 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë, dhe hartës i shtohet Mallakastra me 1 rast.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mallakastër dhe zgjerohet në Tiranë, Kukës, Fier, Kavajë, Shkodër dhe Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë            241 raste

– Durrës            42 raste

– Lushnje          6 raste

– Elbasan          16 raste

– Fier                 35 raste

– Kavajë            9 raste

– Rrogozhinë     4 raste

– Korçë             19 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          83 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 rast

– Has                13 raste

– Krujë              7 raste

-Tropojë           4 raste

– Pukë               5 raste

– Mirditë           3 raste

– Kukës        9 rast

-Mallakastër     1 rast

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd