
Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një 64 vjeçare nga Tirana që ka qenë në gjendje kritike për jetën në spitalin "Shefqet Ndroqi".
Prej më shumë se 2 javësh ka qenë i intubuar dhe gjendja shëndetësore është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë. 64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Nga rezultatet e testimeve gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 24 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 janë personel shëndetësor. Totali i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 518.
Gjatë 24 orëve të fundit, 26 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 277./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





