
Bashkimi Europian ka dhënë 50 milionë euro për të ndihmuar Shqipërinë në luftën me koronavirusin. Kryeministri Rama bëri të qartë se këto para nuk janë dhuratë dhe duhet të disbursohen deri në mars të vitit 2021.
Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha: “Cilat 50 milionë morëm nga Europa? Ti dëgjoj nga këtu 50 mln euro të dhëna nga BE për të përballuar sistemin e shëndetësisë, nuk janë para që futen në qese. Por është një fond që duhet të disbursohet deri në mars të vitit tjetër. Dhe akoma nuk ka ardhur 4 milionë euro i parë. Nuk ka asnjë fond shtesë në vendin tonë. Lëreni Zotin në punën e vet se të jep jetën dhe të thotë mbroje veten, të të ndihmoj unë.”
Nga 50 milionë euro, 4 milionë do të shkojnë për shëndetësinë dhe pjesa tjetër për rimëkëmbje ekonomike. Rama bëri të qartë se masat e rrepta ndikuan që sot të gjithë të luteshin për deputetin Alimadhin, i cili është infektuar me Covid-19.
“Nëse nuk do merreshin këto masa nuk do luteshim për Alimadhin për të cilin lutem dhe unë, si dhe shumë prej jush nuk do të ishin këtu”, tha Rama./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





