
Ende nuk dihet cila është origjina e koronavirusit që ka prekur të gjithë botën dhe shpërtheu vitin e kaluar në Ëuhan të Kinës.
Burime për median amerikane Fox News besojnë se koronavirusi të ketë dalë nga një laborator të Wuhanit jo si një armë kimike, por si pjesë e përpjekjes së Kinës për të garuar me ShBA.
Qëllimi është të tregojë se ka aftësi të barabarta ose më të mëdha se ShBA për të identifikuar apo luftuar viruset.
Këto të dhëna i tregojnë burime të shumta për Fox News, të cilët janë informuar për detajet e veprimeve të hershme nga qeveria e Kinës dhe janë parë materiale përkatëse.
Një prej burimeve tha se ky do të jetë maskimi më i kushtueshëm i qeverisë në të gjitha kohërat. Përveç kësaj, besohet se transmetimi fillestar i virusit ishte njeri-njeri, dhe "pacienti zero" punonte në laborator, më pas u transmetua tek njerëzit në Wuhan.
Këto informacione vijnë nga dokumente dhe prova të klasifikuara dhe me burime të hapura, ndërkohë që Fox News ka kërkuar të shihen provat./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





