
Paketa për të fluturimet e riatdhesimit nga Roma do të kushtojë 100 euro për fluturimin që do e paguajë vetë personi.
Ndërsa për akomodimin 14 ditor në Durrës, do të paguhen 21 euro në ditë, nga të cilat 14 euro do të mbulohen nga qeveria. Personi do të paguajë vetëm 7 euro në ditë për ushqimin.
Prenotimet që do të nisin të shtunën nga Roma hapen sot dhe aplikimet bëhen duke plotësuar formularin në faqen online të airalbania.
Ky është procesi i riatdhesimit që po bëhet për shqiptarët e bllokuar në vende të ndryshme të botës nga situata e koronavirusit.
Sa i përket fluturimeve të tjera, kryeministri Rama bëri me dije se çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





