Kosovë/ Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi, kishte sëmundje tjetër
Transmetuar më 16-04-2020, 08:22

Viktima e nëntë nga koronavirusi është shënuar ditën e djeshme në Kosovë.

Një burrë 69-vjeçar nga Semetisht-Suharekë humbi betejën me sëmundjen.

Më 10 prill shkoi në spital në gjendje të rënduar dhe një ditë më vonë u konfirmua si i infektuar me koronavirus.

Pacienti kishte sëmundje shoqëruese kardiake.

Deri tani, Kosova ka bërë në total 3.720 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 423./a.m/noa.al

Loading...