Transmetuar më 16-04-2020, 07:48

Numri i të infektuarve në mbarë botën nga koronavirusi ka kaluar shifrën 2 milionë. Nga përditësimet e orëve të fundit, në total janë 2,083,607 të infektuar dhe 134,632 viktima si pasojë e koronavirusit.

Konfirmohen 510,666 të shëruar deri ditën e sotme (16 prill).

Aktualisht koronavirusi ka pushtuar 210 vende të botës ku numrin më të lartë të të infektuarve e kanë SHBA me 644,089 të prekur, dhe 28,529 të vdekur. Në fillim të prillit, ishin më pak se 5 mijë viktima, por ShBA u kthye epiqendra e sëmundjes brenda pak ditëve, ku shteti më i goditur është Nju Jorku.

Sa i përket Europës, Italia mban numrin më të lartë të viktimave, 21,645 vdekje dhe 165,155 të infektuar.

Ndërsa Spanja ka 18,812 vdekje dhe 180,659 të infektuar. Edhe në Francë, koronavirusi ka ecur me ritme të shpejta.

Deri në ditën e sotme janë regjistruar 147,863 të prekur dhe 17,167 jetë të humbura.

Shifra tronditëse janë regjistruar edhe nga Britania e Madhe, e cila ka arritur në 98,476 të infektuar dhe 12,868.

Kina, vendi ku shpërtheu pandemia duket se po e mposht virusin pasi numëron 82,341 të infektuar dhe 3,342 vdekje.

Ndërsa vendi ynë, deri tani ka 494 të infektuar, 25 jetë të humbura dhe 251 të shëruar në total nga sëmundja Covid-19./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd