
Danimarka lehtëson masat kufizuese në emergjencën koronavirus. Qeveria vendosi të rihapë kopshtet dhe shkollat fillore pas më shumë se një muaji duke u bërë shteti i parë në Europë që ndërmerr një praktikë të tillë.
Megjithatë do të mbesin mbyllur shkollat e mesme dhe licetë, të paktën deri më 10 Maj.
Rikthimi i mësimdhënies në shkollat fillore dhe në kopshte po bëhet duke respektuar masat strikte sigurie. Më shumë se një e treta e kopshteve dhe shkollave fillore janë hapur, njofton CNN.
Kryeministri Mette Frederiksen uroi rifillimin e mësimit në një shkollë të kryeqytetit Kopenhagen.
Sipas qeverisë daneze, bangot për nxënësit do të vendosen në 2 metra distancë nga njëra-tjetra dhe duhet të mundësohet krijimi i klasave të vogla.
Deri më tani mësimdhënia ka nisur në 35% të institucioneve arsimore, pasi pjesa tjetër ka kërkuar më shumë kohë për t’u përshtatur me rregullat e reja.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





