
Shkëlqim Reçi, mjek anestezist në Gjermani zbulon 3 shtyllat e suksesit që ka Gjermania në përballimin e koronavirusit.
Sipas mjekut shqiptar nga Maqedonia e Veriut, tre shtyllat kryesore të suksesit në Gjermani janë testimi, izolimi dhe trajtimi.
“Numër i madh testimesh shënjestruan rastet që dyshohej se kishte infeksione, janë bërë 350 mije deri 400 mijë testime në javë. Ndërkohë, pritet rritje deri 800 mijë testime në javë”, thotë Reçi.
Sipas tij, rol ka luajtur edhe vetëndërgjegjësimi i popullatës.
“Gjermanët u besuan studiuesve, mjekëve, transparencës institucionale.”, thotë ai për “Programi 200”, në Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se duhet ta kuptojnë të gjithë që ky virus është vdekjeprurës./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





