
Një infermiere e repartit të terapisë intensive thotë se ndihet më e sigurt kur punon në spital sesa kur shkon në supermarket.

Xhodi Li, 31 vjeçe, nga Mançesteri thotë se ajo dhe kolegët e saj i kanë të gjitha mjetet e duhura mbrojtëse, por ajo i druhet punonjësve të tjerë.

Infermierja në fjalë lëshon një paralajmërim të fortë që njerëzit të respektojnë punëtorët kur shkojnë nëpër supermarkete.

"Shumë njerëz e trajtojnë vajtjen në supermarket si një dalje me familjen. Në disa prej këtyre supermarketeve ka turma të mëdha njerëzish dhe ky është një rrezik i madh dhe i panevojshëm. Kam parë njerëz që u afrohen punonjësve kur ata sistemojnë produktet nëpër rafte, në vend se t’u japin hapësirën e duhur që të punojnë", thotë Xhodi. e.i/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





