
Koronavirusi ka bllokuar shumë fluturime në të gjiothë botën. Kompania ajrore britanike British Airways, e detyruar që të mbajë vetëm 5% të aktivitetit të saj të zakonshëm, ka realizuar një video-mesazh prekës për qytetarët.
“E dashur Britani e Madhe, me një flotë të vogël operative do të arrijmë që ti kthejmë njerëzit e dashur në shtëpi. E dimë që ky nuk është momenti për të udhëtuar, por kur të ngrihemi sërish do të jetë epike. Nga familja jonë tek e juaja, faleminderit. Do të shihemi shumë shpejt”, thuhet në mesazhin që shoqëron videon.
Video-mesazhi u realizua nga disa pjesëtarë të ekuipazhit dhe personelit në tokë.
Në video shfaqen edhe inxhinierë, transportues, operatorë telefonik dhe pilotë.
British Airways vijon të kryejë fluturime të limituara ndërkontinentale dhe në Europë.
Në SHBA udhëtimet kryhen drejt Boston, Chicago, Los Angeles, New York JFK dhe Washington DC.
Kompania ajrore është përballur kohëve të fundit me një valë kritikash, pasi refuzoi rimbursimin e fluturimeve të anuluara. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





