Transmetuar më 15-04-2020, 13:26

“Edhe pse kthimi në normalitet do të jetë shumë i gjatë, është e qartë se masat e jashtëzakonshme të mbylljes nuk mund të zgjasin përgjithmonë”.

Kështu thuhet në Udhëzimin e Përbashkët Europian për masat e kontrollit ndaj Covid-19, të prezantuar sot në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel.

Për Bashkimin Euroopina, duhet një vlerësim i vazhdueshëm i masave të kontrollit në fuqi, për të garantuar që të jenë proporcionale me situatën.

“Prandaj, është thelbësore të planifikohet faza në të cilën shtetet anëtare të jenë në gjendje të rifillojnë aktivitetet ekonomike dhe sociale, duke minimizuar ndikimet në shëndetin e njerëzve dhe pa mbingarkuar sistemin shëndetësor. Kjo gjë kërkon një qasje të koordinuar mirë në BE dhe mes shteteve anëtare”, tha von der Leyen. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd