Transmetuar më 15-04-2020, 13:12

Një çift u gjobitën me 1600 dollarë, të akuzuar se kanë shkuar me pushime gjatë izolimit, pasi publikuan në rrjetet sociale fotografi të vjetra të tyre.

Jazz Mott dhe i shoqi Garry publikuan në Facebook, fotografi nga pushimet e vitit të kaluar.

Çifti nga Victoria, në Australi, vizituan liqenin Entrance qershorin e kaluar, i cili ndodhet dy orë larg shtëpisë së tyre.

Por në fillim të javës ata publikuan disa fotografi, pasi i gjetën në kompjuterin e tyre,

Jazz tha për Daily Mail Australia, “Mbeta i shokuar kur pashë gjobën. Më thanë vetëm se kisha thyer rregullat e izolimit”.

Pas ankimimit të çiftit u dol me një deklaratë zyrtare, duke iu thënë se gjoba do ju hiqet dhe Jazzit iu kërkua që të mos publikojnë fotografi të tjera gjatë izolimit.

Nuk dihet se kush e ka denoncuar çiftin pas publikimit të fotografive, pasi policia tha se nuk po monitorohen rrjetet sociale. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd