Transmetuar më 15-04-2020, 10:31

Bill Gates del kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili lajmëroi mbrëmjen e së martës, ndërprerjen e financimeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Ndërprerja e financimeve për OBSH gjatë krizës botërore të shëndetësisë është e rrezikshme, fiks siç duhet. Puna e tyre po ngadalëson përhapjen e Covid-19 dhe nëse puna e tyre ndërpritet, askush tjetër nuk do e zëvendësojë. Bota ka nevojë për OBSH më shumë se kurrë”, shkruan në Twitter, themeluesi i Microsoft.

Ky reagim vjen pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë se Organizata Botërore e Shëndetësisë dështoi në marrjen e informacioneve për koronavirusin dhe vonesa e saj kushtoi jetë njerëzore.

Trump deklaroi se OBSH, agjenci speciale e OKB dështoi pasi, “Nëse informacionet do të ishin marrë në kohën e duhur, pandemia mund të ishte mbajtur nën kontroll".

“I dhashë urdhër administratës time që të ndërpres financimet në pritje të sqarimit të rolit të OBSH në menaxhimin e keq të situatës. Vonesat prej saj kushtuan jetë njerëzore. OBSH nuk respektoi një detyrë të sajën themelore dhe duhet të paguajë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë në komunikimin publik mbrëmjen e së martës.

Më tej shtoi se nuk e njeh personalisht drejtorin e OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, por deklaroi se është treguar shumë i padrejtë me SHBA. /a.y/noa.al

Trump i ndërpret fondet OBSH: Dështoi me koronavirusin

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd