


Në këtë situatë pandemie nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama ka publikuar një poezi të vjetër por që ia ka përshtatur realitetit të ditëve të vështira që po kalojmë.
Në një postim në Facebook, kët1% mbrëmje, Rama përdor disa vargje “goditëse” ku mbi to ka dhënë një koment:
“Pak humor, po jo dhe aq!
Kjo punë vajti tamam kështu, luftë për të shmangur një tragjedi dhe kur tragjedia nis e duket e shmangur, fillon komedia e fajësimit të njëri-tjetrit, e natyrisht çdo ditë e më mirë larg tragjedisë, çdo ditë e më shumë ankesa e kërkesa, ju për mua e unë për ju!”
Rama në fund shkruan:
“Do kalojë edhe kjo, qeshni pak me mua duke lexuar këtë meme-vjershë, që sapo më erdhi”./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





