Transmetuar më 14-04-2020, 23:08

Laidon Shapo, ekspert i Shëndetit Publik në Londër tregon se përveç presionit ekonomik, izolimi nga koronavirusi do të shkaktojë sipas tij pasoja galopante të shëndetit mendor.

Sipas tij ringjallja imunitare e popullatës nuk bëhet duke i mbajtur njerëzit pa fund në shtëpi.

Sipas tij “këto grupe popullate duke ndenjur në shtëpi, duke mos pasur ato fashe oraresh për të dalë, për të bërë xhiro, për të qenë në lëvizje, humbasin shumë. Mund të humbin në linjën kardio-respiratore, mund të hipin dhe në peshë dhe mund të kenë dhe probleme të shëndetit mendor”.

“Strategjia optimale është ruajtja e  shëndetit të popullatës dhe në veçanti e grupmoshave 70 e lart, atyre me probleme shëndetësore dhe imunitet të rëndë. Ruajtja e sistemeve shëndetësore nga djegia. Lejimi i marrjes frymë imunitare, ringjallja imunitare e popullatës, nuk bëhet duke i mbajtur njerëzit pa fund në shtëpi. Hiq mënjanë presionin ekonomik, ka të tjera probleme.Këto grupe popullate duke ndenjur në shtëpi, duke mos pasur ato fashe oraresh për të dalë, për të bërë xhiro, për të qenë në lëvizje, humbasin shumë. Mund të humbin në linjën kardio-respiratore, mund të hipin dhe në peshë dhe mund të kenë dhe probleme të shëndetit mendor. Vala e parë do të mbarojë, do të fillojë e dyta dhe në fund të valës së tretë kur të kemi vaksinën aty do të shohim  problemet galopante të shëndetit mendor në popullatë”, tha këtë mbrëmje për "Tempora", Laidon Shapo./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd