Transmetuar më 14-04-2020, 22:30

Kabllograme të Departamentit të Shtetit përforcojnë teoritë mbi origjinën e koronavirusit

Laboratori kinez i cili ka qenë në qendër të teorive të reja mbi mënyrën se si lindi pandemia e koronavirusit, ka qenë pjesë e paralajmërimeve të shumta të bëra nga agjentë brenda Departamentit Amerikan të Shtetit dy vite më parë, thotë një raport që e publikoi sonte Fox News, rrjeti televiziv amerikan që mbështet Presidentin Trump.

Kabllogramet e zbardhura u publikuan edhe nga Washington Post dhe evidenton se zyrtarë të ambasadës amerikane paralajmëruan në janar të vitit 2018 në lidhje me masat e pamjaftueshme mbrojtëse në laboratorin e Institutit të Virologjisë së Vuhanit dhe përcollën informacione mbi shkencëtarë që kryenin kërkime të rrezikshme mbi koronavirusin nga lakuriqët e natës.

Këto kabllograme kanë shtuar dyshimet brenda qeverisë amerikane në lidhje me mundësinë se si burim i këtij koronavirusi të ketë shërbyer laboratori në Vuhan. Kjo teori ka fituar mjaft terren ditët e fundit.

Britania e Madhe ka deklaruar se ideja se virusi, i cili është kthyer në një pandemi botërore, ka dalë nga një laborator në Vuhan “nuk është përjashtuar”.

Sipas një zyrtari të lartë britanik: “Ekziston një pikëpamje alternative dhe e besueshme e bazuar në natyrën e këtij virusi. Ndoshta nuk është rastësi që ekziston një laborator në Vuhan”. e.i/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd