
“Ai lloj lidershipi e ka vendin në Shtëpinë e Bardhë”, tha ish presidenti amerikan, i cili është edhe presidenti i parë me ngjyrë që është zgjedhur ndonjëherë në këtë post
Ish presidenti amerikan, Barak Obama u ka kërkuar demokratëve në këtë vend që të mbështesin ish zëvendësin e tij, Xho Bajden për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në fund të vitit, duke nisur kështu një betejë të hapur kundër presidentit aktual Donald Tramp i cili po kërkon njëmandat të dytë katërvjeçar në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Obama deklaroi se Bajden përfaqëson llojin e duhur të udhëheqësit në sajë të “njohurive, përvojës, ndershmërisë dhe modestisë së tij”.
“Ai lloj lidershipi e ka vendin në Shtëpinë e Bardhë”, tha ish presidenti amerikan, i cili është edhe presidenti i parë me ngjyrë që është zgjedhur në këtë post gjatë historisë së 45 presidentëve amerikanë.

Sipas tij, “republikanët nuk janë të interesuar për të sjellë progres në vend, por janë të interesuar vetëm për pushtet”.

Kjo mbështetje vjen një ditë pas mbështetjes së dhënë edhe nga ish rivali i Bajden, senatori Berni Sanders. e.i/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





