
Një udhëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është nxjerrë me forcë nga autobuzi prej oficerëve të policisë pasi nuk mbante maskë.
Incidenti ndodhi në qendër të Filadelfias, qyteti më i madh Pensilvanisë.
Ai rezistoi sa mundi dhe refuzonte të dilte nga mjeti i transportit publik.
Tre policë me uniformë e tërhiqnin atë nga këmbët dhe nga krahët derisa e larguan me forcë.
Kompania vendore e autobuzëve kishte nisur rregullin e mbajtjes së detyrueshme të maskës për udhëtarët, por pas incidentit ata thanë në një deklaratë:
“Kjo politikë nuk do të jetë më e detyrueshme. Ne i kërkojnë udhëtarëve të mbulojnë fytyrën por ata që refuzojnë nuk do të përjashtohen nga sistemi”.
Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





