Transmetuar më 14-04-2020, 20:59

Fotografi që kanë qarkulluar mes personelit mjekësor të repartit të urgjencës së spitalit “Sinai-Grace” në Detroit tregojnë trupa që qëndrojnë në dhoma boshe të spitalit dhe të stivuar mbi njëri tjetrin

Disa fotografi të qarkulluara mes personelit të spitalit “Sinai-Grace” në Detroit tregojnë kufoma të vendosura në dhoma boshe të spitalit dhe të hedhura mbi njëra-tjetrën. Në një nga imazhet tronditëse duket dhoma plot me trupa dhe në tjetrën, një dhomë boshe pushimi, disa trupa të tjerë.

Dy punonjës të tjerë të spitalit pohojnë se këto fotografi pasqyrojnë më së miri gjendjen e këtij spitali gjatë fillimit të muajit prill, duke i përshkruar turnet 12-orëshe si të papërballueshme, raporton noa.al duke cituar Independent.

Dy burime anonime i thanë CNN-it se të paktën një dhomë, që zakonisht përdorej për studime mbi gjumin, është përdorur për futjen e trupave, sepse personeli i morgut nuk punonte natën dhe morgu ishte plot. /e.i/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd