Transmetuar më 14-04-2020, 20:23

Karantina për shkak të koronavirusit nuk duket ide e mirë për gratë në Gana, kjo pasi meshkujt në këtë shtet kërkojnë të bëjnë seks gjatë gjithë kohës.

Disa gra nga Gana po i kanë kërkuar presidentit të tyre Nana Addo Dankëa, që t’i jepet fund karantinës pasi ndjehen të lodhura nga meshkujt e tyre.

Një nga gratë ka bërë një video-mesazh që është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale e madje është shfaqur dhe në lajme të ndryshme.

“Zgjohesh në mëngjes dhe duhet të bësh seks me ta, t’i përgatisësh për të ngrënë dhe pastaj përsëri seks. Kjo është e tepërt, nuk po hyjmë në karantinë për këtë por prej koronavirusit. Jemi të lodhura”, thotë ajo në video.

Ajo më tej deklaroi se grave në Gana nuk u ka ngelur mundësi tjetër veçse të ikin nga shtëpitë e tyre, nëse nuk bëhet asgjë rreth çështjes.

Deri tani në Gana janë konfirmuar ka mbi 500 raste të koronavirusit, ndersa tetë vetë kanë vdekur./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd