Transmetuar më 14-04-2020, 16:04

Një studim i ri tregon se koronavirusi mund të mbijetojë në këpucë duke rritur shqetësimet për veshjet e stafit mjekësor në spital.

Studiuesit nga Akademia Shkencore e Mjekësisë Ushtarake morën mostra nga 39 pacientë që dolën pozitivë me koronavirus në spitalin Huoshenshan, Kinë. Gjithashtu studiuan ajrin në spital, dyshemenë, makineritë kompjuterike, maskat e pacientëve, veshjet mbrojtëse dhe këpucët e stafit mjekësor.

Rezultatet treguan se dyshemeja përmbante nivele të larta të virusit. Shkencëtari Zhen-Dong Guo që drejtoi studimin shkroi: “Përqindja ishte relativisht e lartë në mostrat e dyshemesë, ndoshta për shkak të gravitetit dhe qarkullimit të ajrit duke shkaktuar që shumica e pikave të virusit të qëndrojnë në tokë.

Për më tepër, ndërsa stafi mjekësor shëtit nëpër pavijon dhe virusi mund të gjurmohet në të gjithë dyshemenë, siç tregohet nga shkalla e 100% e shkallës së pozitivitetit të virusit nga dyshemeja në farmaci, ku nuk kishte pacientë."

Ndërkohë, rezultatet treguan se këpucët e shumë personave që janë pjesë e ekipit mjekësor rezultuan pozitive ndaj virusit.

“Gjysma e motrave të marra nga këpucët e stafit mjekësor dolën pozitive. Kështu, ato mund të funksionojnë si bartëse”, thanë studiuesit, raporton noa.al duke cituar Mirror.

Bazuar tek studimi, shkencëtarët i kanë sugjeruar stafit mjekësor që të lajë dhe dezinfektojë shpesh këpucët:

“Ne i rekomandojmë këtyre personave që të dezinfektojnë pjesën e poshtme të këpucëve para se të dalin jashtë pavijoneve ku ka të shtruar pacientë me Covid-19”./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd