Transmetuar më 14-04-2020, 12:41



Një vajzë 16 vjeçe, gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga kati i tetë i ballkonit në juglindje të Londrës.
Policia u njoftua se në Thurston Road, të Lewisham, rreth orës 14.00 të së dielës së Pashkëve, një person kishte rënë nga lartësia.
Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes, por vajza u deklarua e vdekur.
Dyshohet se rënia nga lartësia ka qenë aksidentale. Një zëdhënës i policisë deklaroi se vajza ra nga ballkoni i një shtëpie.
“Familjarët e saj më të afërt u njoftuan për ngjarjen”, tha ai, duke shtuar se hetimet për ngjarjen janë në vijim. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





