Transmetuar më 14-04-2020, 09:49


Pasi Italia vendosi që ti shtyjë masat kufizuese deri për në 4 maj dhe Franca për në 11, e njëjta praktikë ndiqet dhe nga Britania e Madhe.
Qeveria britanike ka vendosur që të zgjasë mbylljen deri në 7 maj, duke vijuar me kufizimet prej emergjencës së koronavirusit.
Masat kufizuese zgjaten në vendin e qeverisur nga Boris Johnson, i cili vetëm të dielën doli nga spitali, pasi u infektua nga koronavirusi.
Në Britaninë e Madhe deri më tani janë shënuar 11.329 viktima nga Covid-19.
Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 88.621. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





