Transmetuar më 13-04-2020, 21:47

Pasi Kryeministri Edi Rama e ftoi që të bashkojnë forcat në betejën me koronavirusin, kryedemokrati Lulzim Basha i përgjigjet kreut të qeverisë, duke thënë prerazi se nuk do të përfshihet në asnjë debat.

“I bëj ftesë që të shmangë retorikën dhe gjuhën e ashpër ndaj opozitës dhe të fokusohet te prioriteti i qytetarëve, shëndeti dhe ekonomia. Ky është prioriteti im, ekspertët tanë janë gati në çdo moment të qytetarëve në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, propozimet janë konkrete. E gjithë energjia dhe vëmendja e opozitës janë në shërbim të njerëzve. Paketa që shpalli presim të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe ta analizojmë. Ne kemi shqetësime në dy rrafshe, që të mos ketë hendek mes asaj që thuhet dhe bëhet dhe nevoja për të ndërtuar një plan, që jo vetëm të japë shpresë por edhe rrugë për të dalë, strategji për të cilën kyçe është testimi”, tha Lulzim Basha, për ‘5 pyetje nga Babaramo’.

Ai kërkoi që të paguhet më shumë sot për stafin mjekësor, për policët, ushtarët, kamionistët, furnizuesit, shitësit, edhe mediat që është në terren dhe një hetim epidemiologjik të vërtetë.

“Ajo që dimë është se, nuk ndodh kjo. Dhe pastaj shohim që situata del jashtë kontrollit. Pas gjysmë paketës, nga njëra anë është tepër pak por nga ana tjetër por të dojë, qeveria i gjen këto para. 120 milionë euro koncesione, 100 milionë euro investime publike dhe 40 milionë euro shpenzime operative, do të na çojë në një nivel me Kosovën. Akoma më dramatik është zbatimi i paketës. E vlerësova shumë kur kryeministri shkruajti se në fund të marsit të gjithë ata që janë prekur do të kenë të derdhur paratë. Nuk ka vend as për retorikë politike dhe as për lojëra politike. Nëse ndihma nuk arrin, kjo pastaj kushton shumë rëndë dhe kështu në mënyrën se si sillet ekonomia dhe shoqëria. Kemi një shkallë të lartë pasigurie dhe nervozizmi. Nuk ka kohë për të humbur. Prandaj duhet urgjentisht të veprohet në tre shtylla kryesore, shëndetësia, shtresat në nevojë dhe ekonomia. I bëj thirrje Kryeministrit të zbatohet paketa e parë pavarësisht se e mangët", deklaroi kreu i opozitës.

Ai tha se vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është të rriten testimet.

Rama: Liritë do të kthehen, jetët jo! Ftoj Bashën të bashkohemi në frontin e luftës

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd