Transmetuar më 13-04-2020, 20:25

Një ngjarje me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në fshatin Lumas të rrethit të Kuçovës.

Një 55-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive, mëngjesin e ditës së sotme.

Trupi i të ndjerit është gjetur nga bashkëshortja e tij pak pas mesdite, pasi ajo ishte kthyer nga tokat bujqësore ku shkonte çdo mëngjes për të punuar.

Pasi ka vënë re mungesën e bashkëshortit, ajo ka nisur ta kërkojë dhe e ka gjetur pa jetë në kasollen e bagëtive.

E tmerruar ajo ka njoftuar policinë, ndersa mësohet se trupi i pajetë i Seit Qevanit, është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas autopsisë ka rezultuar se ai është vetëvarur.

Dyshohet se 55-vjeçari e ka kryer këtë akt vetëflijimi në kushte të rënduara psikologjike./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd