
Pasi prezantoi paketën e zgjeruar të mbështetjes në kushtet e emergjencës së koronavirusit, Kryeministri Edi Rama foli për një plan që nis nga e shtuna, të rrugës së riatdhesimit për shqiptarët e mbetur jashtë.
“Kemi gati planin për të hapur plan riatdhesimit dhe sipas gjasave të shtunën e kësaj jave do të nisim fluturimet nga Roma. Do të prenotojnë vetë hotelin përkatës si struktura karantine 14 ditore. Në këtë luftë kemi vetëm një rrugë, atë që duhet si rruga më e gjatë, kjo është rruga ta fitojmë me nder dhe shëndet”, u shpreh Rama.
Ai kërkoi durim, duke shtuar se vetëm në këtë formë do dilet mbanë. /a.y/noa.al
Nga të hequrit nga puna, te biznesi, Rama zbulon kush do marrë nga 400 mijë lekë
Rama: Liritë do të kthehen, jetët jo! Ftoj Bashën të bashkohemi në frontin e luftës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





