


Kanë kaluar dy javë që kur në 30 mars, Spanja vendosi mbylljen totale për të reduktuar përhapjen e koronavirusit.
Me 169.496 të prekur dhe 17.489 viktima, Spanja renditet e dyta pas SHBA-ve për numrin e të infektuarve.
Por teksa është shënuar një rënie e lehtë e numrit të viktimave, qeveria e Pedro Sanchez, vë në zbatim fazën e dytë, duke shpresuar rinisjen, por me rregulla struikte për higjienën dhe sigurinë.
Duke nisur nga dita e sotme, 13 prilli, do të hapen disa aktivitete jo të domosdoshme si zyrat, ndërtimi dhe industria. Një zgjedhje e kritikuar fortë nga autoritetet shëndetësore.
Sidoqoftë, shkollat dhe vendet e mbyllura, siç janë kinematë, teatrot, restorantet dhe baret, mbeten mbyllur.
Rihapja e pjesshme miratua me dekretin e qeverisë së 29 marsit: një dokument i cili parashikon gjithashtu masat paraprake që duhet të merren për të parandaluar një rritje të re të infeksioneve. Prandaj, në vendin e punës, maska duhet të mbahen domosdoshmërisht, duhet respektuar distanca sociale dhe duhen përdorur xhel dezinfektues. Në rrugë do të shtohen kontrolle dhe do të shpërndahen falas 10 milionë pajisje mbrojtëse për transportin publik.
Kryeministri, Pedro Sanchez, megjithatë, nuk pranoi ta quante atë fazën 2, duke paralajmëruar se po hyjnë në këtë fazë, pasi rënia e vërtetë fillon pas dy javësh.
“Qëndrimi në shtëpi qëndron në fuqi edhe për dy javët e ardhshme, ose dhe më vonë”, tha Sanxhez, duke sqaruar se rihapja e pjesshme u bë për të mos thelluar krizën ekonomike. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





