Transmetuar më 13-04-2020, 18:27

Në Itali shkon mbi 20 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi.
Deklarata u bë nga përgjegjësi i mbrojtjes civile Angelo Borrelli, në raportimin e bërë pasditen e kësaj të hëne.
Ai tha se në total numri i viktimave ka shkuar në 20.465, duke shtuar 566 të vdekurit e orëve të fundit.
Në orët e fundit janë shënuar 3153 të infektuar të rinj, çka e çon numrin e të prekurve në total në 159516.
Sakaq lajmi i mirë është numri në rritje i të shëruarve, i cili në orët e fundit ka shkuar në 1224, ndërsa në total në 35.435. /a.y/noa.al
Rritet sërish numri i viktimave në 24 orët e fundit në Itali
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






