Transmetuar më 13-04-2020, 13:41

Ish-këshilltari bashkiak në Lezhë, Agron Vraja ka humbur betejën me koronavirusin. Ai ndodhej në Nju Jork, shteti më i goditur nga sëmundja në Amerikë.
Prej dy muajsh qëndronte atje pasi kishte shkuar për të vizituar djalin që ishte me studime. Nuk dihet si u infektua me koronavirus, por miqtë e tij në rrjete sociale kanë shprehur ngushëllimet.
Vraja ishte 51 vjeç dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa së fundmi punonte si specialist pranë këshillit bashkiak të Lezhës.
Gjithashtu ishte drejtues i partisë Demokracia Sociale./a.m/noa.al


Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





