Transmetuar më 13-04-2020, 12:34

Një tragjedi ka ndodhur në Britani me një infermiere 21-vjeçare, e cila humbi jetën nga koronavirusi.

Katie Horne nga Burgess Hill po qëndronte në spital prej katër javësh pasi po priste që të bënte një transplant të mëlçisë.

Ajo po qëndronte në spitalin Princess Royal, por kur gjendja e saj u përkeqësua dhe mjekët vendosën ti bënin transplant, e dërguan në spitalin ku po trajtohen të infektuar me koronavirus. Sipas motrës së saj, Emma, atje u infektua me Covid-19 dhe nuk mund të bënte transplantin.

Për 12 ditë qëndroi e izoluar duke u trajtuar për koronavirusin, por gjatë kësaj kohe nuk kishte nevojë për intubim. Por ditën e shtunë u konfirmua se i nuk arriti ti mbijetonte sëmundjes.

Në një intervistë për BBC, motra i bëri thirrje njerëzve që të izolohen dhe të kuptojnë sa serioze është gjendja.

Emma rrëfeu disa prej karakteristikave të motrës duke shtuar se e gjithë familja është e dëshpëruar nga humbja.

“Nëse dikush kishte nevojë për diçka, gjithmonë mund të thërrisnin Kate. Ajo ishte plot jetë dhe lumturi. Ne nuk mund ta besojmë këtë, jemi të shkatërruar”, tha motra.

Edhe i dashuri i saj zemërthyer, Jamie Carter bëri një postim të gjatë në Facebook ku shprehej i dëshpëruar që humbi gjysmën më të mirë nga koronavirusi. Ndërkohë, familja po përpiqet të komunikojë me zyrtarët që të marrë pjesë në funeral ndërkohë që i gjithë vendi është në izolim./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd