Transmetuar më 13-04-2020, 11:02

10 turistë në Indi u kapën nga policia pasi kishin thyer rregullin e izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Për këtë arsye, u përballën me dënimin e pazakontë. Ata u detyruan të shkruajnë 500 herë “Më fal”, raporton noa.al duke cituar Daily Mail.

Turistët ishin nga Izraeli, Meksika, Australia dhe Austria dhe u kapën duke shëtitur në Rishikesh.

Polici Vinod Sharma tha se u detyruan të shkruajnë 500 herë: “Unë nuk i zbatova rregullat e izolimit, prandaj më falni”. Dënimi i pazakontë ishte për tu dhënë një mësim se sëmundja është vërtetë e rrezikshme.

India është izoluar që prej fundit të marsit dhe banorët lejohet të lëvzin nga shtëpia vetë për shërbime të domosdoshme si blerja e ushqimeve dhe e ilaçeve./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd