
Një mjek amerikan ka folur për numrin e lartë të viktimave që po shkakton koronavirusi në ShBA, epiqendra e re e sëmundjes. Sipas tij, Amerika do të kishte shpëtuar jetë nëse do të paraqiste më shpejt masat shtrënguese për të ndaluar përhapjen e Covid-19.
Në një intervistë për CNN, mjeku Anthony Fauci tha: “Nëse do të kishim mbyllur gjithçka që prej fillimit, mund të kishte qenë pak ndryshe. Por kishte shumë reagime për të mbyllur të gjitha gjërat atëherë.”
Përveç kësaj, shtoi se shumë vende të Shteteve të Bashkuara mund ti kthehen jetës normale në muajin maj. Kur u pyet për raportin e publikuar në New York Times, ku sugjerohej zbutje e numrit të rasteve në fund të shkurtit, mjeku Fauci tha që zyrtarët shëndetësorë mund të bënin vetëm rekomandime bazuar në një pikëpamje të pastër shëndetësore.
“Shpesh herë, rekomandimet dalin të sakta. Nganjëherë jo. Por të jetë çfarë të jetë, ja ku jemi tani”, tha Fauci.
Doktori pranoi se ishin shumë faktorë të përfshirë me situatën aktuale në ShBA, siç janë madhësia e vendit dhe heterogjeniteti i vendit./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





