Transmetuar më 13-04-2020, 01:20

Serie A sikundër ligat e tjera të Europës, mbetet në pritje në zhvillimeve nga pandemia koronavirus. Në një kohë kur diskutohet që kampionati të rifillojë më muajin maj sipas dekretit më të fundit të qeverisë, janë një sërë çështjesh për t’u trajtuar.

Që nga shkurtimi i pagave, kalendari që duhet i përshtatur pjesës së mbetur të sezonit, e deri tek limitimi i tifozerisë që është tema më delikate.

Në Itali flasin me siguri se për këtë çështje, ndeshjet e Seria A do të luhen me dyer të mbyllura të paktën deri në periudhën e Krishtlindjes.

Rreziku i koronavirusit parashikohet të jetë prezent edhe në muajin qershor në Itali ndaj hapja e dyerve të stadiumeve është një hipotezë thuajse e pamundur.