Transmetuar më 13-04-2020, 00:03

Kryeministri thellon kufizimet drastike duke bërë mbyllje totale të Shqipërisë jo më nga e shtuna por që nga e premtja për tri ditë rresht deri të hënën. Për më tepër, në urdhrin që mban firmën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, sanksionohet se kjo mbyllje do të jetë për çdo javë, pa afat.

NOA.al zbardhi urdhrin që gjeni në faksimile më poshtë dhe konstaton se duke nisur nga java e ardhshme, asnjë shërbim nuk mund të merret që nga e premtja ora 17.30 e deri të hënën në mëngjes, duke mos lejuar as dyqane dhe as lëvizje në rrugë.

Sipas urdhrit do të ndalohet lëvizja e të gjithë personave më këmbë, ose me mjete motorike si motorë apo makina, duke përjashtuar rastet e veçanta të parashikuara që në mars.

Sipas urdhrit të mbrëmjes së sotme, nga nesër oraret për farmacitë, marketet dhe dyqanet e tjera ushqimore është nga 05.00 deri në 17.30. /e.i/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd