
Tenori i njohur italian me famë botërore, Andrea Bocelli, ka mbajtur një performancë në katedralen Duomo në Milano, Itali me rastin e Pashkëve katolike.
Performanca e Bocellit, siç edhe ishte paralajmëruar, u mbajt pa audiencë, për shkak të koronavirusit, në këtë ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët katolikë.
Bocelli solli muzikë shprese në këto ditë të vështira, veçanërisht për italianët, që janë edhe ndër më të prekurit nga Covid-19.
Të krishterët kanë kremtuar sot Ringjalljen e Krishtit në karantinë.
Italia shënoi 24 orët e fundit 431 të vdekur nga koronavirusi, që është edhe shifra më e ulët e regjistruar prej shumë ditësh.
Në total, në Itali kanë humbur jetën 19.899 persona nga virusi vrasës./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





