
Një listë me disa influencer rrjetesh sociale, mes të cilëve përfshihet Enca Haxhia, këngëtarja shqiptare me shumë ndjekës në Instagram, është publikuar sot nga gazeta britanike Daily Mail.
E përditshmja duket se nuk e njeh Encën sepse as që e përmend me emër, por i kanë rënë në sy komentet e njerëzve, ashtu si dhe në rastet e influencer të tjerë, fotot e të cilëve noa.al jua sjell më poshtë.
Në rastin e Encës, gazeta londineze shkruan: "Një koment poshtë këtij postimi thoshte se gruaja ishte shumë e bukur në fotografinë e parë. Shumë njerëz nuk arrinin ta kuptonin pse donte të ndryshonte".
Fotot janë marrë nga një event, tek njëra, fotografuar gjatë aktivitetit dhe tek tjetra, publikuar nga Enca në Instagram pas retushimit me photoshop.
Ndaj në dy fotot ka dallim: Në njërën shihet e veshur me një fustan ngjyrë vishnjë dhe duket tepër e bëshme. Ndërsa nga krahu tjetër shihet po me të njëjtën fustan, por me linja thuajse perfekte. /noa.al/












Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





