


Mjeku kinez, Wang Xinghuan, që ishte dhe drejtori i spitalit në Wuhan që u ndërtua brenda pak ditësh për pacientët me koronavirus, ka lëshuar një deklaratë shokuese, ku thotë se koronavirusi mund të vrasë më shumë njerëz se dy luftërat botërore së bashku.
“Kjo sëmundje infektive mund të vrasë më shumë njerëz se lufta e parë dhe e dytë botërore së bashku. Është shumë e rrezikshme. Në këtë situatë, është jashtëzakonisht e papërshtatshme që politikanët të marrin në konsideratë vetëm nevojat e tyre politike dhe të injorojnë jetët e njerëzve të thjeshtë”, ka thënë mjeku kinez.
Duke u ndalur tek ajo që po ndodh në shtetin e Nju Jorkut, në SHBA, ku bilancet e koronavirusit janë të frikshme, mjeku Wang Xinghuan ka deklaruar se ky shtet amerikan duhet të bëjë më shumë për të menaxhuar situatën me qëllim që të shpëtohen jetë njerëzish.
Po ashtu ai tha se mbajtja e maskave mbrojtëse edhe për qytetarët në mjedise publike, nuk është thjeshtë çështje standardi të përdorur në Kinë, por sepse maskat mbrojnë nga infeksioni. "Kur i thashë mjekëve në Nju Jork se njerëzit duhet të mbanë maska dhe në lëvizjet e tyre jashtë shtëpive, ai mu përgjigj duke më thënë se kjo është çështje kulture. E vërteta është se nuk është ashtu, por është arsyetim mjekësor. Janë kërkimet shkencore ato që kanë dalë në përfundimin se maska mbron", tha mjeku kinez.
Xinghuan tërhoqi vëmendjen se qëndrimi në shtëpi është thelbësor në këtë betejë. Në Nju Jork, këshillat nuk janë dëgjuar siç duhet, ndaj edhe po shohim një situatë të tillë të rëndë”, tha Wang Xinghuan, drejtor i Leishenshan Hospital në Wuhan.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





