Transmetuar më 12-04-2020, 16:42




Shuhet në moshën 79-vjeçare, komediani i njohur britanik, Tim Brooke-Taylor.
Brooke, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme pasi ishte infektuar me koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i tij, i cili tha:
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që Tim ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme nga COVID-19.”
Miq dhe të njohur të Tim, kanë shprehur keqardhje për largimin nga jeta të Tim Brooke-Taylor.
Tim Brooke-Taylor, u bë i njohur në serinë e njohur televizive “The Goodies”./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





