Transmetuar më 12-04-2020, 16:06

Opsioni i një aksidenti ku koronavirusi mund të ketë infektuar një nga punonjësit, dhe nga ai tregun e peshkut në Wuhan, kthehet në një mundësi reale, raporton gazeta me ndikim të madh botëror, The Guardian.

Dihet që në afërsi të qytetit kinez të Wuhan, epiqendra nga e cila shpërtheu zyrtarisht pandemia e koronavirusit, ndodhet një laborator i rëndësishëm për studimin e sëmundjeve infektive.

Bëhet fjalë për një laborator të kushtueshëm pronë e Institutit të Virologjisë të Wuhanit, me kosto rreth 37 milionë dollarë, por që sipas dokumenteve të botuara nga disa media angleze, si “Mail on Sunday”,  është financuar edhe me para amerikane.

Sipas këtyre burimeve, disa partnerë amerikanë si Instituti i Shëndetit Amerikan, Harvardi dhe universitet i Alabamës, kanë financuar pjesë të eksperimenteve në Wuhan mbi disa lakuriqë nate të gjetur në disa shpella në zonën e Yunnanit, rreth 1300 kilometra nga Wuhani,  që paraqisnin një virus të panjohur.

Studimet filluan nga një epidemi që kishte interesuar zonën e Yunnanit në 2016, dhe sollën disa studime të përfunduara në 2018, ku përshkruhej koronavirusi i ardhur nga kafshët e egra.

Dhe pikërisht këtu sugjerohet të ketë ndodhur aksidenti: Ndërsa virusët zhvillohen në laborator, shanset kanë qenë të larta që një punonjës të ketë bartur virusin dhe ta ketë shpërndarë tek tregu i kafshëve aty pranë duke krijuar zinxhirin e frikshëm të transmetimit.

Nëse ka ndodhur kështu, ironia e fatit është se virusi i konstatuar te lakuriqët e natës, u përhap pikërisht në tregun e lakuriqëve të natës në Wuhan.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd