Transmetuar më 12-04-2020, 13:45

Koronavirusi ka rreth katër muaj që ka prekur të gjithë botën dhe pacientët kanë zbuluar shenjat e para që ndjejnë nga sëmundja. Deri tani, OBSh ka konfirmuar se kolla, ethet, temperatura, lodhja dhe vështirësi në frymëmarrje janë shenja të Covid-19.

Por ekspertët kanë zbuluar disa shenja të tjera që mendohet se lidhen me sëmundjen. Një prej tyre përfshin ndjenjën për të shkuar shpesh herë në tualet. Ndonëse nuk ka një sasi normale për defekim të përditshëm, nevoja më e madhe se e zakonshmja e përditshme mund të jetë simptomë e sëmundjes Covid-19.

Ndërsa mjekja Diana Galla shpjegoi për të përditshmen britanike ‘Express’ se: “Problemet me tretjen dhe ndryshimet në funksionin e zorrëve që ju bëjnë të shkoni më shpesh në tualet, janë shpesh herë shenja që tregojnë se dicka nuk po shkon mirë me organizmin tuaj, nuk ka të bëjë vetëm me koronavirusin. Sidoqoftë, diarreja është raportuar si një shenjë e hershme tek pacientët që më vonë kanë rezultuar pozitivë ndaj sëmundjes.”

Së fundmi, një studim i publikuar në ‘American Journal of Gastroenterology’ që mori të dhënat e 204 pacientëve me Covid-19 në provincën Hubei të Kinës, zbuloi se afërsisht 50% e tyre kishin diarre, të vjella dhe dhimbje barku./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd