
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.
Në një shkrim të publikuar në Facebook, kryedemokrati ka një lutje të veçantë për ata që po përballen me sëmundjen e koronavirusit.
“Të dashur motra dhe vëllezër që kremtoni këtë ditë të shenjtë të Pashkës dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra, për shumë vjet Pashkët!
Një urim dhe lutje të veçantë kam sot për ata që po përballen me sëmundjen, për personelin shëndetësor, për punonjësit e policisë, të forcave të armatosura, për klerikët dhe shërbëtorët e Zotit, për prindërit dhe vogëlushët në familjet në nevojë, për të moshuarit, për të sëmurët e më të pamundurit”, shkroi Basha.
Në fjalën e tij, Basha u lut që drita e shpresës dhe kurajës të ndezë besimin në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare se ditë më të mira do të vijnë.
“Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, përfundoi Basha./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





